Kina pretendon të marrë shumicën e medaljeve të olimpiadës dhe të parën të artë e mori me atë ceremoni hapëse madhështore që mahniti të gjithë botën.

Imazhet nga kjo shfaqje që vështirë se do t’i shohim herë tjetër janë publikuar në shumë të përditshme.

Kjo do të jetë olimpiada e rekordeve, shkruan një tjetër e përditshme, e cila e cilëson ceremoninë hapëse si një rekord më vete të olimpiadës.

Spektakli më i madh në histori, e cilëson e përditshmja sportive spanjolle, Marka, dhe në fakt pas kësaj ceremonie bota e kuptoi edhe më mirë se cila është fuqia e kinezëve.

Ishte parashikuar që do të ishte madhështore dhe që do të përdorej nga kinezët për të treguar superfuqinë e këtij shteti, por askush nuk mendonte se do të ishte e përmasave të tilla.

Rreth 1 miliard njerëz kanë ndjekur drejtpërdrejt këtë shfaqje madhështore, e cila pat të angazhuar për realizimin e saj më shumë se 15 mijë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve ishin vullnetarë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe