Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Qeveria miraton pagën minimale prej 10 mijë lekësh për të punësuarit në sektorin shtetëror apo privat. Sipërmarrjet private që ulin kufirin e kësaj page do të sanksionohen me 30-fishin e pagës së mohuar.

Valentina Leskaj:- “Kjo e drejtë e punonjësve edhe në sektorin privat mbrohet me kodin e punës në nenin 111 dhe 112 të kodit të punës, është përcaktuar qartë që në qoftë se ata e shkelin penalizohen me rreth 30 paga minimale në vit. Kjo përfaqëson mbi 90% të minimumit jetik për të punësuar dhe ne synojmë që deri vitin e ardhshëm të kalojë minimumin jetik”.

Përfitues në sektorin buxhetor, janë mbi 7600 të punësuar, ndërsa sektori privat përfshin më shumë se 100 mijë persona nën kufirin minimal të pagës./tvklan.al