Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Banorët e Tiranës, e vlerësojnë fushatën elektorale të partive politike për zgjedhjet vendore, për qetësinë dhe kulturën e treguar. Ata e kanë ndjekur këtë fushatë nëpërmjet mediave dhe për mikrofonin tonë shprehen se do të marrin pjesë në votime.

Qytetari 1:- “Kjo fushatë më duket më e edukuar, nuk ka pas sharje, nuk ka pasur fyerje, si herët e tjera”. Gazetari:- Ju vetë do merrni pjesë në votime?

Qytetari 1:- “Unë me thënë të drejtën do marrë pjesë në votime”.

Qytetarja:- “Kjo ishte një fushatë e qetë, mendoj që populli do votojë për atë që e di vetë dhe sigurisht do marrë pjesë në votime”.

Qytetari 2:- “Ka qenë një fushatë me disiplinë e me rregull e pa asnjë ngjarje, sesa këto fushatat që janë zhvilluar më përpara”.

Gazetari:- “Nesër do merrni pjesë në votime?

Qytetari 2:- “Patjetër që do marrë pjesë”./tvklan.al