Emigrantët në pritje për të bërë tamponin tek laboratorët privatë

Prej ditës së sotme në shtetin helen nuk mund të hysh pa një përgjigje negative të analizës për Covid-19. Përjashtim për testin bëjnë vetëm fëmijët e lindur nga 2011 e mbrapa.

Emigrantët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë tashmë janë të detyruar të mbajnë radhë për të kryer testin pranë laboratorëve privatw. Një pjesë e tyre tregojnë se edhe pse e kishin për të ikur më herët pasi panë situatën e rënduar në Kakavijë qëndruan që të bënin testin.

Një pjesë e tyre tregojnë se kanë ardhur për t’u pajisur me pasaportë, një pjesë për të parë prindërit dhe për pushime. Po ka dhe nga ata që kanë ardhur pasi familjarët u kanë ndërruar jetë.

Edhe pse ata thonë se kanë respektuar masat dhe kanë mbajtur maskë, kanë frikë nëse përgjigja e testiti u del pozitive, pasi do detyrohet që të qëndrojnë në Shqipëri deri në fund të Gushtit dhe të ribëjnë sërish testin, i cili sipas tyre kushton jo pak lekë.

Pas pesë ditëve me radhë kilometrike, situatë në Kakavijë është e qatë gjatë ditës së sotme nuk ka kaluar asnjë shtetas shqiptar pikën doganore. Kjo sepse  përgjigjet e testit nëse nuk je i infektuar duan minimalisht 24 orë që të dalin. 

Por edhe ata qytetarë që do të hyjnë në kufirin grek, sipas vendimit të Athinës do të duhet të bëjnë një karantinë 7 ditore që nga ardhja e tyre, me përjashtim të drejtuesve të kamionëve.  Personat që shkelin masën e karantinës, gjobiten me 5.000 euro.

Klan Plus