Nga viti i ardhshëm leja për shfrytëzimin e plazheve duke vendour çadra do ta kenë vetëm hotelet dhe asnjë strukturë tjetër qofshin restorante apo bare plazhi.

Ankesat e shumta të pushuesve që kishin alternativë të vetme për të shijuar bregdetin, plazhet private kanë rënë në veshin e qeverisë.

Edi Rama e nisi sezonin e ri të podcastit të tij me këtë lajm që shton hapësirat e plazheve publike.

Kështu që vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë më shezlone, përveç se për ata që kanë hotele“.

Qeveria ka menduar që menaxhimin e plazheve ta lërë në dorë të bashkive të cilat do të vendosin një tarifë tavan që të jetë e përballueshme nga të gjitha shtresat.

“Do ta fillojmë me bashkitë që bashkitë të marrin hapësira dhe të vendosin bashkitë çadra e aty ku është e arsyeshme dhe shezlone por me një çmimi tavan të detyruar. Të kenë mundësi njerëzit të vijnë me çadrat e tyre dhe ata të paguajnë një shumë minimale sepse duhet për të pastruar, duhet çliruar komplet kjo mushkëri e detit dhe rërës nga gjithë këto insekte që e sulmuan rëndë këtë vit”.

Në podcast me dy të ftuarit e tij, ekspertë në fushën e turizmit, Rama foli për ambicien për turizmin elitar dhe atë gjithëvjetor. E për të arritur këtë të fundit zbulon projektin më të ri që do t’i japë hov turizimit dimëror.

“Së shpejti do të fillojmë resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh serioz nga Austria”.

Sipas Kryeministrit, këtë verë turistët nuk janë përqëndruar vetëm në bregdet por kanë dominuar në Tiranë dhe në veri.

Tv Klan