Shitjet në tregtinë me pakicë kanë shënuar rritje edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti shënoi një rritje 5,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti ky tregues ështe rritur 2,0 %.

Më konkretisht në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 6,2 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2023.

Në grupin “ushqime, pije dhe duhan”, volumi i shitjeve është rritur 5,6 %, ndërsa për grupin “Artikuj jo-ushqimorë”, rritja është 6,8 %.

Sa i përket “Tregtisë së hidrokarbureve” INSTAT konstaton se volumi i shitjeve është rritur me 5,3 %.

Në ndryshimin vjetor prej +5,9 %, në tremujorin e dytë 2024, artikujt jo-ushqimore zënë pjesën kryesore me 2,7 pikë përqindje, më pas vijnë artikujt e grupit ushqime, pije e duhan me 1,9 pikë përqindje dhe në fund renditet grupi i hidrokarbureve me 1,3 pikë përqindje.

Tv Klan