Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti akuzon qeverinë “Kurti” se në 3 vite e gjysmë në pushtet nuk ka përfunduar asnjë investim kapital. Madje ai thekson se jo vetëm që nuk ka një investim madhor të nisur nga kjo qeveri, por edhe të gjitha projektet e nisura nga qeveria paraardhëse kanë mbetur në vend-numëro.

“Të gjitha rrugët që janë nisur para pandemisë prej se ka ardhur kjo Qeveri ka mbetur aty ku ka qenë, asnjë projekt i ri nuk është nisur nga kjo Qeveri. Kur del në sektorin privat nuk kemi pasur asnjë investim të madh vendor ose ndërkombëtar që krijojnë vende pune”.

Hoti thotë se qeveria Kurti ndonëse ka pasur në dispozicion 12 miliardë Euro nuk ka mundur t’i shpenzojë ato.

“Ajo që ka ndodhur është shkatërrim shumë i madh, përkeqësim shumë i madh i strukturës së buxhetit duke i zvogëluar investimet kapitale, nga 23 për qind të buxhetit total në rreth 11 për qind. Duke i rritur subvencionin nga rreth 30-32 për qind të buxhetit total ka shkuar rreth 40 e disa për qind me këtë strukturë të buxhetit që kemi parë gjatë këtij mandati nuk ka zhvillim, nuk ka as mbijetesë”.

Deputeti i LDK-së ka kritika edhe për pagën minimale në vend, e cila sipas tij për shkak të inflacionit të lartë duhet të ishte rishikuar disa herë.

Tv Klan