Të enjten e 18 Korrikut, 47 liderë evropianë do të takohen në Pallatin Blenheim, në Oksford, për samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.

Ky do jetë një nga angazhimet e para të Kryeministrit të sapozgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer me liderët ndërkombëtarë.

Drejt Britanisë ka udhëtuar pas mesdite dhe Kryeministri Rama.

Mes të tjerave, udhëheqësit do të diskutojnë në këtë takim të 4 të këtij komunitetit dhe për  migrimin.

Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Tv Klan