Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga transformimi i ish-fabrikës së tullave në Lushnje.

Sipas kreut të qeverisë nga një gangrenë plehrash ajo do të kthehet së shpejti në një park prodhimi energjie diellore. Po ashtu do të jetë një hapësirë shplodhëse për qytetarët e Lushnjes.

“Dhe me progresin mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama./tvklan.al