I ftuar i podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishte një këngëtar, por edhe bashkëstudent i Akademisë së Arteve, Frederik Ndoci

Përgjatë bisedës ata kujtuan momentet e para të lëvizjes studentore në filim të viteve ’90 dhe përpjekjet kur Rama nxitit firmosjen e një peticioni, ku kërkohej të rishikohej figura e Enver Hoxhës dhe lirimi i të burgosurve.

Edi Rama: Aty ishin nja 700 veta.

Frederik Ndoci: Aty ka ken full.

Edi Rama: Po po ishte full. Edhe e kanë firmosur nja 200 veta pedicionin, se ideja ishte që kjo të merrej vesh që të paktënh të dimë çfarë ka ndodh. E çojmë te “Rilindja Demokratike”, te gazeta që nuk e botoi.

Frederik Ndoici: Po bëri edhe reprezale, mbas disa ditësh.

Edi Rama: Nuk e botoja gazetar “Rilindja Demokratike” dhe më mbrapa pastaj ky lideri legjendar i Ritës, ku kremi qenë te stadium te ajo tjetra që do të mbanim fjalën, që mbajta fjalën atë të kinezëve, të shqiptarëve, të jugosllavëve e ku di unë. Tha, ti, ju nuk keni vend këtu se ju doni të nxirrni tha nga burgjet llumin e shoqërisë, të burgosurit politikë.

Frederik Ndoci: Po kjo u ka dasht me thanë?

Edi Rama: Edhe Kasëm Trebeshina i shkreti tha ikim, fëmija paska lindur i vdekur.

Frederik Ndoci: Bravo!

Ndoci tregon paragjykimet që e ndoqën në Itali në vitet e para të ’90 pse ishte shqiptar.

Frederik Ndoci: Në Itali kam bëtë deri në 25 shfaqje në muaj ndodhi pastaj kjo tjetra që e morën vesh që jam shqiptar, ra spektatori gjys për gjys.

Këngëtari që ka provuar disa herë largimet nga Shqipëria, ka një mesazh për ata që duan të ikin nga vendi.

Frederik Ndoci: Po me kenë tha djali i Frederik Ndocit në Shqipëri si me kenë shqiptaro-amerikan. Djali ka qenë 9 vjeç në atë kohë, e largova me marifet andej, marr gruan. Gruaja be rrufe s’i kam folur kurrë tha. Ky vend faleminders dorën që ke vu. Kur kam ardh në 2005-ën kam pa që Tirana ishte ba perfekt bukur edhe kur më pyetën thash “Amerika s’jep fletë lavdërimi ose mirënjohjeje kështu me mik, por më duket se është i vetmi kryetarbashkie në botë, në Europë që ka marrë nji fletëlavdërimi për punën e madhe që ka ba, prandaj edhe unë do t’i heq kapelën.” Me pas edhe 100 jetë të tjera me mi dhanë Zoti, të tana gabimet e fajet i bëj edhe nji herë prej fillimit e në fund se kanë kenë të bukura, kanë pas hilet e veta, e vetmja që bëj nuk iki pre Shqipërisë.

Një vlerësim e ka edhe për punën, me të cilin ka nisur mandatin e tij kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Klan News