Në Kongresin e PS kryeministgri Edi Rama, duke u ndalur në reformën në sistemin e drejtësisë paralajmëroi të gjithë ata të cilët kanë abuzuar me fondet publike se do të japin llogari pavarësisht nga pozicioni që kanë mbajtur ne qeverisjen e vendit.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Kush ka këtu llogari për të dhënë për korrupsion e ka adresën tek SPAK-u. Kush s’ka mizë nën kësule dhe e thërrasin për të dhënë shpjegime, të shkojë të japë shpjegime. Të mësohemi edhe me këtë që ligji është i barabartë për të gjithë. Je ministër s’je ministër, ke qenë s’ke qenë, i kë futur duart në xhepa këtij populli do japësh llogari për xhepat.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Deputeti që duam” për përzgjedhjen e kandidatëve socialist për zgjedhjet e parlamentare të vitit 2025.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Do të ndërtojmë edhe skuadrën e re kombëtare për zgjedhjet elektorale të radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt radhazi, por për fitoren më shembullore të të gjithë serisë të pandërprerë të fitoreve tona.

Rama ironizoi edhe drejtimin e PD nga rivali i tij Sali Berisha.  
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: E ka katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi e cila nuk i bën më asnjë punë as dreqit të vet.

Kryeministri premtoi rishikimin e pensioneve pas fitores së mandatit të katërt qeverisës ai tha se në Shqipëri do të organizojë një sërë samitesh duke përfshirë edhe atë të NATO-s në vitet në vijim.

Klan News