Mëngjesin e kësaj të premteje, kryesocialisti Edi Rama thirri në seli drejtuesit e qarqeve. Diskutimet ishin vetëm për situtën brenda Partisë Socialiste, si dhe përgatitjeve për zgjedhje të reja.

Në 10 dhe 11 maj, Partia Socialiste do të votojë për delegatët e rinj të Kongresit, ndërsa një ditë më pas kreu i qeverisë Edi Rama do të nisë turin e takimeve me shqiptarët në Europë.

Ndalesa e parë do të jetë në Athinë, ku kryesocialisti Rama pritet të takojë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj.

2 javë më pas, në 26 maj, kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Milanos, në 2 qershor në Londër ndërsa në 16 qershor në Duseldorf të Gjermanisë.

Një tjetër proces i rëndësishëm për PS është dhe antarësimet e reja, që sipas kryesocialistit Rama duhet të shkojnë deri në 50 mijë.

Në muajin qershor pritet edhe mbledhja e Kongresit të PS, organit më të lartë vendimarrës në parti.

Nga ky Kongres do të dalë Asambleja e re e partisë dhe më pas në një mbledhje të Asamblesë së re do të zgjidhet edhe kryesia e kësaj force politike.

Klan News