Qeveria shqiptare ka vendosur që të krijohet Fondi Kombetar i Aftesimit Profesional me ambicien që deri në vitin 2030 të ketë gjak të ri për kompanitë shqiptare. Po ashtu sipas kryeministrit Rama
ndërrmarrjet duhet që të investojne 1% për burimet njerëzore.

Edi Rama: Shpenzimet e bëra në kuadër të pagesës së nxënësve që do të marrin pjesë në arsimin dual, do konsiderohen shpenzime të zbritshme nga taksat. Kush nuk do të futet në këtë proces, do duhet ta derdhë këtë si kontribut plus taksës, mbi këtë 15%, do të jetë një kontribut ekstra që sipas madhësisë së kompanive që do të shkojë deri në 0.5-1% të shpenzimeve totale vjetore dhe do të derdhet në Fondin Kombëtar të aftësimit.

Rama u ndal edhe tek burimet njerëzore në shërbim të turizmit për të cilin tha se nuk mjaftojnë vetëm godinat e bukura.

Edi Rama: Të gjithë së bashku duhet t’i japim shtysë të re procesit, ne duke investuar dhe tani që do të bëjmë edhe fondin do të kemi edhe para nga ata që s’do të na kuptojnë, kështu që do’t’jua marrim ne paratë për t’i futur në proces, për ata që na kuptojnë do t’i fusin vetë dhe do të përfitojnë direkt. Këtyre tjerëve do t’ua marrim ne paratë edhe do t’i kthejmë në investim për kapitalin njerëzor që në këtë periudhë të këtyre viteve që përmbyllin këtë dekadë, por që janë edhe vitet më sfiduese për turizmin sepse rastet e vendeve që ju ka ndodhur efekti i kundërt pasi janë bërë trendi, nuk janë pak.

Kryeministri i këshilloi sipërmarrësit që të mos i trajtojnë nxënësit si shërbëtorë, por me maksimumin e kujdesit, duke mos abuzuar me ta.

Klan News