“E inkurajoj lidershipin e Kosovës të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar dhe mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin kushtetues mbi Manastirin e Deçanit, për kalimin e pronave.

Përmes një publikimi në platformën “X”, Rama shkruan se e mbështet vendimin, edhe pse të vonuar.

“Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Klan News