Takimi i kryeministrit Edi Rama në Itali u prit me shumë vrull dhe entuziazëm nga emigrantët shqiptarë që jetojnë atje. Në kuadër të turit të takimeve të tij një diasporë Edi Rama mblodhi emigrantët shqiptarë të Italisë në pallatin e sportit  Maria Piantanida nga ku rreth 5 mijë shqiptarë dëgjuan fjalën e tij.

Me atmosferë patriotike nën shoqërinë e këngëtarëve shqiptarë, emigrantët u shprehën shumë të ngazëllyer për takimin me kryeministrin Edi Rama, e që në fakt mundësi që të gjithë shqiptarët të shpërndarë në qytete të ndryshme të Italisë të bashkoheshin në këtë ditë të veçantë.

Për gazetarin e Klan News, Besard Jacaj që ndodhet aktualisht në Milano duke ndjekur nga afër takimin që zhvilloi kryeministri i vendit, emigrantët shqiptarë  shprehen shumë të kënaqur për vlerësimet dhe për temat që vetë Edi Rma përcolli.

“Shumë bukur, jemi kënaqur shumë. Na është bërë shumë qejfi që erdhëm këtu për atdheun tonë edhe pse jemi lindur e rritur këtu në Itali,” shprehët nja vajzë shqiptare lindur dhe rritur në Itali.

“Shumë bukur, shume emocionuese dhe e prisja me padurim. Më pëlqeu fjala e kryeministrit për ne emigrantët, që jemi përpjekur dhe ia kemi arritur qëllimit. Kam 30 vite që jetoj në Itali. Shumë e vështirë në fillim, por ja dola. Kam mbi 26 vite që punoj këtu, në një fabrikë shumë të famshme,” tregon një emigrante shqiptare.

“Shumë të ekzaltuar. Na u duk sikur ishim me vëllezërit, tanë më njerëzit tanë. Sikur ishim në Shqipëri. Unë kam 20 e ca vite në Itali dhe kam punuar këtu. Pasi dola në pension në Shqipëri, punova këtu dhe gëzoj pension kontributi italian. Pensionin shqiptar e kam marrë, jam në rregull me të gjitha, jam i sistemuar me të gjithë njerëzit e mi. E kam trashëguar gjuhën shqipe, edhe mbesat dinë shqip, të dyja dinë shqip, përrallat shqiptare, këngët shqiptare. Jemi një Shqipëri e vogël brenda shtëpisë,” shprehet i emocionuar një tjetër emigrant shqiptar që jeton në Itali

Pyetjes së gazetarit për fjalën që mbajti kryeministrit Edi Rama, ata shprehen se ndjen shumë të lumtur dhe të vlerësuar për angazhimin që po merr shteti shqiptar në mbështetje të emigrantëve që jetojnë në diasporë.

Cilat ishin disa prej mesazheve kryesore, si e ndjetë atë që tha kreu i qeverisë për ecurinë e Shqipërisë, për votën e emigrantëve e cila mund të realizohet, për çështjen e pensioneve pra ishin disa tema të cilat u prekën nga ana e kreut të qeverisë?

“Po janë tema shumë të bukura, ka folur shumë mirë dhe shpresoj të bëhen këto që tha kryeministri jonë,” thotë një qytetare.

“Dashuria për njerëzit, dashuria për kompasit dhe respekti për ato vuajtje që kanë bërë refugjatët kur erdhën këtu nga Shqipëria. Ajo ka ishte një gjë e madhe për të gjithë ne, sepse duhet të respektohen ata që e bënë me sakrificë, me rrethana ashtu siç kanë ndodhur. Ata duhet të respektohen sepse kanë bërë gjënë më të madhe, tani e ndej veten qytetar me të vërtet evropian,” shprehet një tjetër.

Emigrantët shqiptarë të Italisë gjithashtu thonë se pavarësisht se po zhvillojnë jetën në shtetin fqinj dëshirojnë dhe synojnë që në të ardhmen të kthehen në vendlindjen e tyre, Shqipërinë.

“Unë dua ta kthehem në Shqipëri jo të rri në Itali,” shprehet një emigrante shqiptare që jeton në Itali.

“Unë shkoj 3-4 herë në vit në Shqipëri dhe dëshira është për ta kaluar pleqërinë atje, po këtë punë ka edhe djali im,” përfundon  një qytetar.

Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”./tvkla.al