Dua Lipa fiton çmimin “Best Pop Act”

Kantautorja Raje triumfoi në Brit Aëards, në natën më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës britanike. Ajo vendosi një rekord të ri duke rrëmbyer shumicën e çmimeve brenda një nate në këtë ceremoni.

Raye fitoi gjashtë çmime, përfshirë atë për artistin më të mirë, albumin e vitit dhe këngën e viti. 26-vjeçarja triumfoi edhe në kategorinë e zhanrit “Ar Er Bi” duke u shpallur artistja e re më e mirë.

Artistja shqiptare, Dua Lipa nuk doli trofe duke marrë çmimin si “Best Pop Act”. Pasi mori çmimin, Dua tha se fansat e saj janë arsyeja që ajo ishte aty, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Ellie Goulding dhe Calvin Harris performuan këngën e tyre “Miracle”, ndërsa Becky Hill këndoi “Disconnect”.

Pati edhe performanca nga artistë ndërkombëtarë, duke përfshirë këngëtaren kanadeze, Tate McRae dhe reperin dhe këngëtarin nigerian Rema.

Këngëtarja 55-vjeçare australiane, Kylie Minogue, e cila u nderua me çmimin BRIT’s Global Icon Aëard, e përfundoi ceremoninë me një përzierje të hiteve të saj më të mira.

Tv Klan