Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa shkruan historinë në  festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.

Në festivalin ikonik të muzikës në Anglinë jugore për herë të parë, bukuroshja shqiptare mbajti një performancë vezulluese, energjike me shfaqje fishekzjarrësh, me pesë veshje të ndryshme para 100 mijë fansave.

Ajo këndoi një hitet e saj më të njohura Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating. Secila prej tyre ishte e shoqëruar me nga një koreografi të veçantë që la pa frymë pjesëmarrësit.

Gjatë skenës ajo vazhdimisht tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury duke theksuar gjithashtu se kishte ëndërruar që të ishte artistja kryesore e këtij festivali edhe përpara se të regjistronte albumin e saj të parë.

 “E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i tha ajo turmës.

Dua Lipa gjithashtu solli në skenë Kevin Parker të Tame Impala – bashkëpunëtor në albumin e saj të fundit – dhe dyshja performuan së bashku “The Less I Know the Better”. Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”

Ylli ka performuar edhe në Birmingham gjatë gjithë javës, pas shfaqjeve në fillim të këtij muaji në Kroaci, Gjermani dhe Francë. Për herë të fundit Dua Lipa performoi në Glastonbury në vitin 2017.

Klan News