Këngëtarja me famë botërore, shqiptarja Dua Lipa shkruan historinë në eventin më të madh britanik muzikor, Glastbëri Festival.    

Ylli i muzikes pop këndoi para 100 mijë fansave hitet e saj më të njohura Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating. Secila këngë u shoqërua me nje koregrafi të veçantë, tejet mahnitëse, ndërsa ritmi nuk u ndal gjatë gjithë kohës.

Dua nuk i përmbajti emocionet kur para mijëra personave tha se e kishte ëndërruar dhe punuar për të performuar në Glastbëri ku do te ishte artistja kryesore e këtij festivali, e kjo përpara se të regjistronte albumin e saj të parë. Dhe tashmë ajo iu realizua.

Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”.  BBC shkruan se Dua nuk u ngjit në skenë për të bërë lojra, ajo goditi në shenjë me saktësinë e dikujt që kishte vite që priste këtë moment.

Tv Klan