Gerti Bogdani: “Dje kryeqyteti përjetoi një  miting tejet të veçantë. Mitingu i opozitës nuk ishte i veçantë se i mungonte kuorumi sepse mungesa e kuorumit është një problem afatgjatë për ta. E veçanta e mitingut të mbrëmshëm ishte se në podiumin që kishin vendosur para kryeministrisë drejtuesit e opozitës harruan që kishin shkuar të protestonin ndaj kryeministrit dhe fjalimet e tyre u shndërruan në një lojë qesharake me njëri-tjetrin për iluzionin që kanë për postin e kryeministrit. Partia Demokratike fton qytetarët shqiptarë që të shikojnë me vëmendje dhe mos të harrojnë se dje drejtuesit e opozitës dëshmuan që nuk mendojnë për qytetarët dhe nuk kanë asnjë interes tjetër veç karrierës së tyre të pashpresë”./tvklan.al