Real Madrid fitoi pastër 3-0 me Valladolid. Nuk ishte ndeshje e thjeshtë për skuadrën e Ancelotti që nuk arriti të shënonte në pjesën e parë duke rrezikuar disavantazhin. Me fillimin e së dytës ishte Valverde që me një goditje të fortë gjeti rrjetën pas një devijimi me fat.

Mbappe në rolin e qendërsulmuesit nuk pati shumë mundësi pasi ishte i mbuluar mirë nga mbrojtësit e Valladolit. Gjithsesi ai goditi dy herë pa mundur të shënonte. Ndërrimet e bëra nga Ancelotti sollën edhe ndryshimin e lojës. Brahim Diaz që zëvendësoi Arda Guler shënoi në minutën e 88.

ndërsa në sekondat e fundit, saktësisht në minutën e 96 ishte Endrick që realizoi golin e tretë. Një festë e vërtetë në Bernabeu për këtë gol, jo për rezultatin 3-0 më shumë sesa për arritjen.

Endrick është bërë lojtari më i ri i Real Madridit që shënon në debutimin e tij në La Liga në shekullin e 21-të. 18 vjeç e 35 ditë. Vlerësime nga e gjithë bota e futbollit për këtë futbollist të ri dhe premtues të Realit si një nga goditjet më të suksesshme të merkatos së klubit spanjoll.

Tv Klan