Real Madrid është klubi I parë në botë që arrin më shumë se 1 miliardë euro të ardhura për një vit financiar. Spanjollët raportuan se në arkat e tyre erdhën saktësisht 1 miliardë e 73 milionë euro.

Kjo përfaqëson 230 milinë ose 27% rritje në krahasim me vitin financiar 22/23. Fitimi për sivjet është 16 milionë euro, që vijon të jetë me rritje në raport me vitet e shkuara.

Gjendja e thesarit në datën 30 qershor 2024, është 82 milionë euro. Real Madrid thekson se të gjitha linjat e biznesit kanë regjistruar rritje, me përjashtim të të drejtave televizive që kanë qenë më të ulëta se ato të 2022/23.

E gjithë mënyra e punës së Real Madrid, emri që përfaqëson, marketing majft i mirë i bërë në çdo sektor e bën klubin spanjoll një nga më të pasurit më të lakmuarit dhe më të famshmit në botë.

Afrimi i lojtarëve më të mirë, nga ana tjetër siguron trofetë më të rëndësishëm në kontinentin europian.

Tv Klan