Rei Manaj do ta vijojë karrierën e tij në Spanjë. Mediat italiane e quajnë të mbyllur marrëveshjen me Granada. Sulmuesi shqiptar do të shkojë në huazim me të drejtë blerje nga ekipi spanjoll dhe të drejtë riblerje nga ai italian.

Drejtuesit e Inter me sa duket nuk duan t’i mbyllin derën përfundimisht 20-vjeçarit, i cili nuk arriti të linte gjurmë fillimisht te Pescara dhe më pas te Pisa. Rei Manaj është nën kontratë me Inter deri në 2020.

Ai mbeti jashtë listës si të Kombëtares Shpresa dhe asaj të madhe. Pak ditë më parë trajneri i 21-vjeçarëve, Alban Bushi tha se nuk e grumbulloi Manajn për ndeshjet e radhës, pasi nuk ishte në formë.

Tv Klan