Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai qeverisi Perunë midis viteve 1990 dhe 2000 përpara se të detyrohej të largohej nga detyra mes akuzave për korrupsion dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të qenit autor indirekt i  dy masakarve ku u vranë 25 persona.

Menjëherë pasi ai fitoi zgjedhjet e treta në vitin 2000 u shfaqën video të këshilltarit të tij të lartë dhe shefit të spiunazhit Vladimiro Montesinos duke dhënë para për të korruptuar politikanët. Pas këtij skandali ai  u largua në Japoni dhe më pas dha dorëheqjen përmes faksit nga Tokio. Pavarsisht skandaleve,  në presidencën e tij pati edhe arritje pasi ai u vlerësua për shtypjen e dy kryengritjeve dhe për ringjalljen e ekonomisë pas inflacionit të lartë.

Në vitin 2005, teksa tentonte të kthehej në vendin e tij, ish-presidenti përfundoi në Kili. Autoritetet e këtij shtetit e dorëzuan atë në sistemin e drejtësisë peruane pas dy vitesh. Ai u bë ish-presidenti i parë në botë që u gjykua dhe u dënua në vendin e tij për shkelje të të drejtave të njeriut

Dhjetorin e kaluar,ai u lirua nga burgu pasi kishte vuajtur më shumë se 15 vjet dënim burg. Ishte vajza e tij Keiko Fujimori e bëri të ditur lajmin e vdekjes në rrjetet sociale duke thënë se ish-presidenti kishte ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Klan News