Dinamo ështlë skuadra e vetme që udhëheq në tabelën e renditjes së ndeshjeve në përfundim të javës së 5-të. Goli i shënuar nga Dhëmbi në takimin me Shkumbinin i ka mjaftuar lojtarëve të Sejdinit të vihen në krye të kampionatit sepse rivalët e Tiranës kanë të mundur në Ballsh pas golit të sulmuesit Volumi. Dinamo ka tani 15 pikë dhe 12 të bardhebluve. Në ditën e pestë, fitoren më të thellë e fiksoi Tomorri që mundi 3-0 Besën e Kavajës.

Teuta vazhdon të ngjitet duke marrë dhe një 3pikësh tjetër në fushën e saj ku u ndesh me Flamurtarin. Vetëm pas 450 minutave kampionat, Lushnja siguroi fitoren e parë që erdhi pas ballafaqimit me Vllazninë në shifrat 2-1. Në këtë javë pati dhe dy barazime pa gola në Lezhë ku luante Shqiponja dhe në Korçë ku mysafir ishte Apolonia e cila kishte ulur në stol për herë të parë Shpëtim Duron. Skënderbeu është dhe skuadra e fundit në klasifikim duke patur vetëm një pikë pas 5 takimeve të zhvilluara./tvklan.al