Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, nisur kjo dhe nga ecuria pozitive e ekonomisë dhe fakti se inflacioni ka ardhur në rënie.

Sipas guvernatorit Gent Sejko, ekonomia shqiptare ka ecur me ritme pozitive dhe gjatë fjalës së tij përmendi disa tregues. Guvernatori foli edhe problemin e trajtimit të kredive të këqija.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se aktiviteti i Bankës së Shqipërisë ka qenë në përputhje me bazën ligjore e rregullatore. Banka e Shqipërisë dhe Këshilli Mbikëqyrës mbeten të gatshëm të mbështesin në vijim të gjitha reformat e nevojshme ligjore për adresimin e problematikave që kanë dalë në pah nga zhvillimet e tregut të trajtimit të kredive me probleme.”

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ekonomia shqiptare u rrit me 3.6%. Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i aktivitetit ekonomik pasqyroi rritjen e konsumit familjar, të investimeve të sektorit privat dhe të rritjes së eksportit të shërbimeve.

Tv Klan