Reshjet e rëna 48 orët e fundit në të gjithë vendin kanë tejmbushur digat e hidrocentraleve duke përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike.

Rezervat në liqenin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës kanë arritur në kuotat maksimale. Prurjet e lumenjve që derdhen në HEC-et e  Fierzës kanë arritur  në 933 metër3 ujë për sekondë.

Në këtë liqen niveli i ujit është rritur 259 cm në 24 orë, çka ka detyruar drejtuesit e hidrocentralit të mbyllin portat dhe të ndalojnë përkohësisht prodhimin e energjisë. Liqeni i Fierzës aktualisht është në kuotat 271 m, nga 296 m që është niveli i lejuar.

Edhe në Hidrocentrali i Vaut të Dejës niveli i rezervave ka arritur në 75 m, ndërsa në Koman niveli ka kapur 174 metër. Nëse reshjet do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet atëherë pritet hapja e portave të digës në këto dy hidrocentrale.

Për të menaxhuar maksimalisht të gjitha prurjet drejtuesit e hidrocentralit kanë vënë në punë të katër turbinat

Sokol Ramadani: “Këto ditë kemi pasur reshje të mëdha që detyrimisht janë prurje për hidrocentralet e kaskadës. Janë vetëm dy hidrocentrale Komani dhe Vau i Dejës siç po e shfrytëzojnë sasi të mëdha uji. Kurse Fierza po mbushet dhe do me thënë që kemi një favor të madh edhe për rrjedhojën e mëvonshme të prodhimit të energjisë.”

Përmirësimi i situatës hidrike në liqenin e Fierzës pritet të sjellë edhe një furnizim më të mirë me energji elektrike dhe reduktim të orareve të kufizimeve./tvklan.al