Kjo do të jetë pamja e shkollës “Fan Noli” pas restaurimit. Punimet sapo kanë filluar dhe i pranishëm këtu ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama.

Edi Rama: “Normalisht i rikthejmë kësaj shkolle jo vetëm dinjitetin dhe shkëlqimin e humbur, por ta bëjmë shumë më të mirë edhe seç ka qenë në kohët e saj më të mira. Natyrisht me të gjithë aksesorët, do të ketë gjithçka duhet që nxënësit që do të hyjnë në këtë shkollë të ndihen si në Evropë.”

Investimi për restaurimin e shkollës do të kapë shifrën e 52 mln lekëve, para këto që vijnë nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Sipas projektit, shkollës do t’i shtohen klasa të reja dhe numri i klasave do të arrijë në 26. Ndërkohë të 900 nxënësit e shkollës do të zhvillojnë procesin mësimor të këtij viti në ambientet e “Shkollës së Kuqe”. Shkolla 8-vjeçare “Fan Noli” është ndërtuar në vitin 1970. /tvklan.al