Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gllant ndodhet në SHBA në përpjekje për të ulur tensionet mes administratës dhe Netanyahu-t

Pavarësisht se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza, luftimet vijojnë.

Ushtria izraelite sërish vijon bombardimet në Rafah, ku në vetëm 24 orët e fundit mbetën të vrarë 18 persona duke përfshirë nëntë fëmijë. Gjithashtu bastisjet rreth spitalit Al Shifa vijojnë, ndërsa një sulm izraelit vrau 30 persona.

Një ekip i udhëhequr nga OBSH evakuoi fëmijë të sëmurë rëndë nga një spital në Gazën veriore. Fëmijët, të cilët u evakuuan nga spitali Kamal Adëan u dërguan në një spital të improvizuar fushor të Korpusit Mjekësor Ndërkombëtar në Gazën jugore, ku do të marrin trajtim të mëtejshëm për kushtet e tyre. 

Ndërkaq Forca Ajrore Mbretërore e Britanisë hodhi më shumë se 10 ton furnizime ushqimore në Gaza për herë të parë. Pamjet e publikuara tregojnë personelin ushtarak duke ngarkuar arka me furnizime në një avion në Amman, Jordani, përpara se ai të vazhdonte t’i hidhte ato mbi Gaza. Por në përpjekje për të marrë ndihmat të paktën 12 palestinezë u mbytën pasi notuan në Detin Mesdhe

Në një deklaratë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah një vendim që sipas tij merret vetëm nga qeveria jo nga Uashingtoni. Ndërkaq Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ndodhet në SHBA për të ulur tensionet mes administratës dhe Netanyahu-t. Gallant pritet të takohet me homologun e tij amerikan, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd J. Austin dhe C.I.A. drejtori Ëilliam J. Burns.

Vizita e ministrit vjen pasi kryeministri Benjamin Netanyahu sulmoi Shtetet e Bashkuara për vendimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke e quajtur atë një “tërheqje” nga pozicionet e mëparshme të SHBA dhe duke thënë se masa “dëmton përpjekjet e luftës” si dhe përpjekjet për të çliruar pengjet.

Gjithashtu edhe Katari ka bërë të ditur se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm në bisedimet e armëpushimit në Doha.

Klan News