Ridimensionohen marrdhëniet me OSBE-në. Ministria e Jashtme po përcakton skemën e re të asistencës së dipllomatve europianë për të shmangur divergjencat.
Kastriot Islami: “Ne te OSBE-ja jemi pjestarë të familjes, nuk është siç jemi në rastin e BE-së ku ne synojmë të arrrijmë disa objektiva dhe kritere për t’u bërë pjesë të ksaj familje. Në ktë funksion është biseduar dhe së shpejti do ketë një mekanizëm që është i karakterit teknik për rritjen e efikasiteti të ktij bashkveprimi me prezencën në Tiranë gjë që ne shpresjmë dhe unë thashë në mënyrë informale të dy palët kemi rënë dakord që kjo do të rriste jo vetëm efikasitetin por do t’zvoglonte edhe diferencat nuancore në vlersimet, analizat, informimet dhe raportimet që kemi ne.”
Një nga divergjencat është dhe qëndrimi mbi situatën politike në vëndin tonë. Për Komisionin Europian dhe OSBE-në situata politike paraqitet e brishtë gati konfrontuese ndërsa për qeverinë shqiptare është e qëndrueshme.
Kastriot Islami: “Me sa duket kemi folur në gjatësi vale të ndryshme. Unë kam folur për qëndrushmërinë politike instucionale. Në parlament mbas formimit të qeverisë së kualicionit për integrim ka një maxhorancë të shprehur qartë, qoftë në miratimn e qeverisë, qoftë në miratimin e ligjeve të rëndsishme që është ligji i buxhetit dhe ai i paketës fiskale. Natyrisht ka një situatë, ë, që ne kemi shprehur dhe vullnetin dhe dëshirën për të u mirkuptuar pra, për të zbutur atë lloj acarimi që vjen nga kryesisht nga opozita kështu të paktën mendon maxhoranca aktuale politikisht dhe n’emër të qeverisë dheee në ktë këndvështrim ka mundsi dhe hapësirë, qoftë për të rritur bashkëveprimin dhe bashkëpunimin, qoftë dhe për të luajtur një rrol lehtësus të organizmave të tillë siç është prania e OSBE-së.”
Ministri i punve të jashtme Kastriot Islami menjëherë pas raportimit në këshillin e përhershëm të OSBE-së në Vjenë deklaroi se dipllomatët europianë amerikanë dhe në mënyrë të veçantë ambasadori irlandez, vëndi i të cilit ka dhe presidëncën e radhës së Bashkimit Europian vlerësuan hapat pozitivë të qeverisë shqiptare në proçesin e reformave si dhe ofruan asistencën e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /tvklan.al