Në përmirësimin e situatës me zjarret duket se ka ndikuar edhe moti. Pas thuajse 1 muaji, në gjithë territorin, janë rikthyer reshjet e shiu, të cilat në disa zona kanë qenë edhe në formën e rrebesheve.

Kjo është shoqëruar edhe me një ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë rënë në rreth 30 gradë.

Moti i paqëndrueshëm dhe me reshje, sipas Meteoalb, pritet të vazhdojë deri të mërkurën, teksa nga e enjtja do të rikthehet moti me diell dhe temperatura sërish të larta.

Tv Klan