Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski thotë se Ukraina po arrin objektivat e saj, me sulmin në Kursk.

Komentin e bëri në një postim në rrjetin social Telegram, ku tha se ishte informuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase për të gjitha zhvillimet në frontin e hapur 2 javë më parë në territorin rus ku siç la të kuptohej, gjithçka po shkon sipas planit.

Për dy javë ukrainasit pretendojnë se kanë shtrirë kontrollin në një hapësirë prej mbi 1 mijë kilometrash katrorë, duke vendosur flamurin ukrainas në 82 fshatra dhe qyteza të rajonit të Kurskut.

Ushtria ukrainase po u shkakton rusëve edhe dëme infrastrukturore. Këto filmime dëshmojnë shkatërrimin e urës së tretë mbi lumin Sejm në Kursk, ndërsa thonë se i kanë shkaktuar edhe ushtrisë ruse edhe dëme të shumta gjatë përparimit të tyre në thellësi të territorit.

Ushtria ruse nuk duket aq aktive në mbrojtje të territorit të vendit të saj, sa në pushtimet që po kryen në Ukrianë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se më herët se synimi është krijimi i një zone tampon në terriorin rus, ashtu siç edhe rusët kanë krijuar gjatë këtyre dy viteve në territorin ukrainas

Në të tilla kushte, zyrtarët në Moskë thanë se nuk mund të ketë bisedime paqeje.

Tv Klan