Të gjithë përdoruesit në Brazil do të kenë sërish mundësinë të përdorin platformën “X” dikur e njohur si “Twitter”.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se  autorizon kthimin e menjëhershëm të aktiviteteve të X pasi kompania pagoi një gjobë të majme dhe bllokoi llogaritë e akuzuara për përhapjen e dezinformatave.

Sipas një deklarate , kompania  ka shlyer gjobën prej 5.1 milionë dollarë dhe ka rënë dakord të caktojë një përfaqësues lokal, siç kërkohet nga ligji brazilian.

Platforma e medias sociale urdhëroi mbylljen gjatë muajit gusht të këtij viti pas një mosmarrëveshjeje me Musk për lirinë e fjalës, llogaritë e ekstremit të djathtë dhe dezinformimin.

Për vendimin në atë kohë reagoi vetë pronari i platformës Elon Musk, i cili nuk nguroi të sulmojë gjyqtarin qe mori vendimin, i cili sipas tij po  godiste fjalën e lirë për qëllime politike.

Brazili është një nga tregjet më të mëdha për platformën në të gjithë globin, si dhe më i madhi në Amerikën Latine, me rreth 22 milionë përdorues.

Klan News