Riselda Selaj është një nga talentet e gjimnastikës shqiptare.

15-vjeçarja, e cila muajin e kaluar mori pesë medalje të arta në turneun e manastirit, stërvitet çdo ditë vetëm që prej muajit Qershor dhe tani pret t’i caktojnë një tjetër trajner.

Kushtet e palestrës nuk janë aq të përshtatshme, megjithatë gjimnastja e Partizanit, e cila mbështetet me bursën e talenteve të reja nga Komiteti Olimpik Shqiptar, do të luftojë për më tepër.

Riselda Selaj: “Synimi im është të paraqitem sa më mirë në lojërat mesdhetare në Peskara të Italisë, e cila është edhe një trampolinë për në Lojërat Olimpike 2012 në Londër.”

Gara më e afërt e Riselda Selaj është Balkaniada, që do të zhvillohet në Dhjetor në Turqi, ku ajo pretendon të renditet në tetëshen më të mirë.

Gjimnastika është një nga sportet më të varfra në Shqipëri e megjithatë në palestrën e klubit Partizani gjithnjë gjen sportistë që stërviten./tvklan.al