Funde që varet tek rripat, syze dielli me lente shumë të mëdha dhe kapele të pambuluara nga lartë. Këto janë risitë në modën e veshjeve që propozon shtëpia e famshme italiane Prada.

Ato u prezantuan në koleksionin e ri Pranverë – Verë 2025, të cilin modelet e zbritën në pasarelën e Javës së Modës në Milano.

Koleksioni mban firmën e stilistëve Miuça Prada dhe Rad Sajmons, të cilët aty kanë shpalosur gjerësisht fantazitë e tyre. Gjurmë e kësaj fantazie është ky fustan i gjatë me rripa të çrregullt apo ky fustan tjetër, i zi me unaza metalike të cilat shfaqen edhe në fustane të tjerë të të njejtit koleksion.

Në një sfilatë u prezantua koleksioni Pranverë – Verë 2025 të një tjetër marke të famshme italiane me famë botërore Roberto Kavali.

Ngjyrat e veshjeve të këtij koleksioni janë tipike të natyrës së Siçilisë. Ndërthuren në fustane asimetrikë, pantallona të gjera, xhaketa të varura me rripa si litarë peshkatarësh dhe fustane e funde me rrjeta si peshkimi. Drejtori për krijimtarinë Fausto Puljizi e quajti këtë linjë “një pamje nga Zankle”, emri i vjetër i vendlindjes së tij, Mesinës.

Tv Klan