Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi projektin e rëndësishëm “Elite Youth Development Academy”, që do të vihet për herë të parë në zbatim në vendin tonë në bashkëpunim me UEFA-n. Një projekt që pritet të përfshijë fillimisht 37 fëmijë të datëlindjeve 2010 dhe 2011, teksa qëllimi kryesor kultivimi i talentit të tyre në futboll, por edhe në atë edukativ dhe personal.
“UEFA ia ka besuar këtë projekt Shqipërisë me bindjen se do të jetë i suksesshëm”, u shpreh presidenti i FSHF, Armand Duka.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu për përurimin e kësaj akademie. Mendoj që është një projekt shumë i mirë dhe e kam parë edhe feedback-un e këtyre akademive në vendet e tjera. Përgatituni për një event fantastik. Ky është momenti juaj. Duhet të jeni shumë krenarë që jeni të përzgjedhurit e kësaj akademie. Jepni 120% tuaj dhe ju sugjeroj që ta shijoni dhe të bëni më të mirën tuaj”, tha përfaqësuesi i UEFA-s, Olivier Doglia.
Që pas organizimit të finales së Conference League që u konsiderua një sukses në edicionin e parë, UEFA është duke i besuar Federatës së Futbollit projekte dhe evente madhore, veçanërisht në futbollin e të rinjve.
Tv Klan