Lajme Arkiva 2003

Rrezikohet mandati i delegatëve të zgjedhur në Konferencën e Tiranës nëse kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën dhe sekretari organizativ  nuk dorëzojnë materialin zgjedhor. Komisioni Qendror i Garancive Statutore pas  5 orë mbledhje nuk ka arritur në një konfirmim për dy animimet, konferenca e Vlorës dhe ajo e Tiranës.

Mark Nikolli: Rrezikohet të pezullohen mandatet e delegatëve të zgjedhur në konferencën e Partisë Socialiste të Tiranës. I kërkoj publikisht drejtuesve të Partisë Socialiste të Tiranës të vënë në dispozicion dokumentacionin, të mos bëhen pengesë dhe të mos marrin përsipër përgjegjësi, të cilat do i rëndojnë përpara masës së delegatëve të kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sonte do vazhdojmë punën.

Ndërkohë për këtë çështje i kontaktuar me telefon kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Musa Ulqini nuk ka bërë asnjë reagim./tvklan.al