Ditëlindja e Marsela Çibukajt ishte disa ditë më parë, por festa vazhdon edhe në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Këngëtarja është ftuar në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan nga disa njerëz shumë të veçantë, por ajo ende nuk e ka mësuar se kush e pret pas ekranit.

Pas videomesazhit të papritur të prindërve, Marsela hamendësoi se mund të jetë motra, Jonida. Në njëfarë mënyre, edhe ajo është e pranishme në këtë ditë speciale për të përmes një mesazhi ku kujton fillimet e Marselës në muzikë dhe rrugëtimin e saj drejt majave.

Motra e Marselës, Jonida: Kujtimi im më i bukur me ty ka qenë kur të kam përzënë nga dhoma e gjumit dhe të çova në sallon sepse në dhomën e gjumit e kishe mbushur plot me mikrofonë, amplifikatorë, tastierë, me çdo instrument dhe nuk kishte më vend për mua. Ose e mbaj mend shumë mirë kur ziheshim sepse më bllokoje banjën, rrije tre orë në banjë dhe imitoje Jennifer Lopez me tharëse flokësh. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që nga ajo dhomë aq e vogël ti të arrije me muzikën tënde në këto skena kaq të mëdha. Çfarë të them? Të kam zemër!/tvklan.al