Hoxha: Qeveria të ndërhyjë me subvencione për fermerin, krizë për djathë në treg. Bie frikshëm numri i krerëve

Fillimi i muajit Gushti, i përballi konsumatorët me një tjetër shtrenjtim të çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Sipas presidentit të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha janë disa faktorë që kanë sjell këtë rritje çmimesh.

Edhe pse ata i kanë dërguar mbi 10 shkresa zyrtare autoriteteve qeveritare për të ndërhyrë sepse sektori i blegtorisë është në një situatë shumë të vështirë, kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Kriza e Industrisë së Përpunimit të Qumështit pritet të përkeqësohet më tej për shkak të rënies së madhe të numrit të krerëve të bagëtisë, sidomos të të imtave, dele dhe dhi, duke sjell edhe mungesë të produkteve në treg.

Sipas përfaqësuese të industrisë përpunuese të qumështit reduktimi i krerëve është me ritme të frikshme dhe nëse shteti nuk ndryshojnë skemat e rimbursimit të fermerëve për t’i stimuluar, kjo industri rrezikon falimentin.

Sipas INSTAT në vitin 2021 vendi ynë kishte rreth 90 mijë krerë bagëti më pak se në vitin 2020,  58 mijë krerë janë dele, 20 mijë janë dhi dhe 11 mijë krerë më pak janë lopë.

Kjo gjë u reflektua edhe të sasia totale e qumështit të grumbulluar e cila ra me 4 mijë tonë, sepse nga 119 tonë qumësht të grumbulluara në 2020, në 2021 INSTAT raporton për vetëm 115 mijë tonë qumësht.

Klan News