Lajme Arkiva 2004

Rritja e çmimit të naftës nuk është abuzive, ky është opinioni i kryeinspektorit të kontrollit të naftës pas rritjes së çmime vetë karburanteve ditët e fundit.

“Çmimi i gazoilit që  tregtohet në tregun shqiptar në qoftë se mund të bësh llogarinë, gazoili ka 10% taks doganore, ka 65% akcizën, ka 20% TVSH-në, është futur 10 lekë  për mjedisin, është një 3 Lekëshe për taksën e rrugës Durrës-Kukës, po ti bësh të gjitha këto llogari, ka edhe 1%  siguracion, kështu bëhet  llogaritje e rezultatit përfundimtar, po ti futësh të gjitha unë mendoj se ky çmim nuk besoj  se është çmim i lartë”.

Sipas inspektoratit nafta e importit që shitet në tregjet vendase është shumë e ndotur me squfur dhe e ndot ajrin.

“Ka pasur raste të shumta të shkeljes së këtij standardi. Për shembull gazoili i ardhur nga Kroacia jo që s’ka qenë te 0.2%, por ka qenë te 0.4%-0.5%, pra gazoili i shkarkuar në portin e Shëngjinit”.

Sipas inspektoratit të kontrollit të naftës afro 24% e pikave të karburantit në të gjithë vendin janë pa leje ndërtimi dhe një pjesë e konsiderueshme zhvillo aktivitetin jashtë kushteve teknike./tvklan.al