#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Hygerta Sako, Arber Kodra, Zhaklin Lekatari, Gezim Tushi

Rudina – Vitet për Hygerta Sakon janë veç numra/ Rrëfehet moderatorja, sporti dhe të rejat


Sot kemi të ftuar speciale, një nga gazetaret e njohura sportive, e cila në fakt karrierën televizive e nisi me spektaklet e bukursë, si ‘Miss Albania 1995’. Një grua e fortë, elegante dhe profesioniste që ka lënë gjurmë në ekranet tona, Hygerta Sako! Me një karriere prej 30 vitesh në televizion dhe prej 10 vitesh me kohë të plotë te sporti. Si një vlerësim për punë e saj të përkushtuar, Hygerta Sako, është vlerësuar si moderatorja më e mirë sportive e viti në Evropë. Çmimi iu dha nga “Turkiye Europian Aëards 2024” në një
ceremoni që u zhvillua në Stamboll, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të botës nga biznesi, televizioni, arti dhe muzika, disa muaj më parë. Do ta kemi sot për këtë arritje të saj, por gjtihashtu, vera për të ka qenë mjaft aktive që nga raportimet live në Gjermani te ndeshjeve të EURO 24 deri tek projektet e fundit…

Rudina – “Intelektuali, Media dhe Shoqëria”/ Sociologu Tushi: Problemet aktuale të shqiptarëve


Jemi rikthyer në këtë pjesë të tretë dhe të fundit , ku do të flasim për librin e ri të autorit dhe sociologut të njohur, Gëzim Tushi “Intelektuali media dhe shoqëria”. Ky libër ofron një analizë të thellë mbi rolin e intelektualëve në shoqërinë moderne dhe rëndësinë e angazhimit të tyre në trajtimin e problemeve aktuale që përballen shqiptarët. Për të na folur më shumë rreth librit kam të ftuar Gezim Tushin.