#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – Artistët një me njerëzit/ Abigeila Voshtina: Surprizat e këtij sezoni në TKOB


Do e nisim programin sot me një personazh shumë të njohur në fushën e artit. Ajo është një violiniste e suksesshme, e cila ka performuar në skenat më të njohura evropiane dhe italiane. Gjithashtu, prej dy vitesh është emëruar drejtore e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB). Bëhet fjalë për ABIGEILA VOSHTINA, e cila besoj se ka shumë për të na rrëfyer edhe për kalendarin artistik të këtij viti, ngjarjet e fundit në fushën e artit, por edhe pak rreth jetës personale, kështu që pa humbur kohë e ftojmë në studio.

Rudina – “Sky Express Albania”, kompania lider në fushën e sigurisë kibernetike


Në këtë pjesë do të flasim për një temë të rëndësishmë siç është siguria kibernetike dhe pikërisht në lidhje më një prej kompanive lider në fushën e Sigurisë Kibernetike, Sky Express Albania. Prej shumë vitesh tashmë Sky Express Albania, operon si kompani duke ofruar zgjidhje moderne dhe bashkëkohore në fushën e larmisë së Teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë kibernetike, ç’ka në ditët e sotme gjithnjë e më shumë konsiderohet e domosdoshme për sigurinë e biznesit dhe jo vetëm në botën digjitale. 
Do kemi të ftuar përfaqësuesin kryesor të kësaj kompanie Z. Majo Micovic, CEO i kompanisë së sigurisë IT, Sky Express Albania I cili do në na flasë për zgjidhjet e avancuara profesionale në fushën e Sigurisë së Teknologjisë së Informacionit që ofron kjo kompani por edhe për konferencën e sigurisë “BSides Tirana” mbajtur gjatë kësaj të premte në Pallatin e Kongreseve.

Rudina – Trajtimi i kancerit të gjirit në spitalin Acibadem


Do të flasim në këtë pjesë të tretë për një temë shëndeti, pikërisht për trajtimin e kancerit të gjirit në Acibadem. Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit tek grate dhe Acıbadem ofron kujdes mjekësor me cilësi të lartë për këtë diagnozë dhe trajtim me rezultate të shkëlqyera. Acıbadem nisi udhëtimin e tij në shërbimet e kujdesit shëndetësor si një spital i vogël lokal në një zonë të Stambollit në Turqi. Sot, Acıbadem është një super markë, e cila me shumë të drejtë ka zënë vendin e saj në mesin e liderëve global të kujdesit shëndetësor, me 24 spitalet, 16 klinikat ambulatore dhe me kompanitë mbështetëse të shërbimit. Fillimisht do të njihemi me mjeken Onkologe të specializuar në kërkimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, Prof. Dr. Özge Gümüşay të grupit Acibadem, profilin e saj por edhe do të na shpjegojë më shumë rreth trajtimit të kancerit të gjirit.

/tvklan.al