Rusia ka lëshuar ​​rreth 200 raketa dhe dronë në Ukrainë të hënën, duke vrarë pesë persona dhe duke ndërprerë energjinë në pjesë të disa qyteteve.

Ndërprerjet me energji elekrike por edhe ujë pati në shumë zona, duke përfshirë edhe disa pjesë të kryeqytetit ukrainas.

Sulmi i raketave dhe dronëve është më intensivi i Rusisë në javët e fundit, pasi Ukraina po pretendon  të fitojë terren gjatë ofensivës së saj ushtarake në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë.

Sipas kryeministrit Denys Shmyhal, 15 rajone të Ukrainës pësuan dëme nga breshëria e raketave dhe dronëve.

Në rrjetin social ‘Telegram’, Presidenti Volodimir Zelenskyy tha se Rusia përdori më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë gjatë sulmeve që kishin si objektiv infrastrukturën civile.

Ai shkruan se nuk është e drejtë që forcat ukrainase të kufizohen në aftësinë e tyre për të kryer sulme me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar prej kohësh liri më të madhe për përdorimin e armëve që marrin nga vendet aleate.

Ukraina synon të godasë me to objektiva ushtarake brenda Rusisë, të cilat përdoren për sulme me raketa dhe dronë kundër Kievit.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se kishte rrëzuar dronë ukrainas mbi rajonet Bryansk dhe Yaroslavl.

Klan News