Lajme Arkiva 2003

Sali Berisha: Partia Demokratike e Shqipërisë ja doli në këto zgjedhje të zhvlerësoi përfundimisht mandatet elektorale politike nga Tropoja në Sarandë, të atyre që i kishin të bazuara në pseudomazhorancë. Pra efekti i zgjedhjeve është groposja e mazhorancës së Dushkut. E dyta, rritja proporcionale e Partisë Demokratike në zonat e jugut, luhatet nga 8-15%. Është një nga arritjet më spektakolare në historinë e kësaj partie. Së treti, rezultatet e njoftuara për Durrësin janë absolutisht votat që përfaqësuesi i klanit të zenunit janë dy herë më pak se qytetarët e përjashtuar me emër e mbiemër në çdo qendër votimi për motive politike. Ndërsa Edvini është tërësisht i pashpresë në Bashkinë e Tiranës, pra edhe njëherë, fitoi shoqëria shqiptare, e cila u provua si një alternativë lider në Shqipëri. Ju i morët vesh rezultatet e Korçës, të Elbasanit, të Bilishtit. Unë mund t’ju them se përqindjen po e kalkuloj dhe unë nuk dua të jap përqindje por ju them me përgjegjësi se rritja jonë në zonat e jugut luhatet nga 8-15%. Është rritje spektakolare, e sigurt kjo që Partia Demokratike është partia e parë e vendit. Kjo përbën një kthesë përfundimtare në historinë e Shqipërisë. Ne kemi problemet tona madhore me mafien. Do zgjidhim problemet me klanin e zenunit dhe mafien.

Gazetarja: Zoti Berisha do të kërkoni zgjedhje të parakohshme?

Sali Berisha: Unë mendoj se nuk kërkon zoti Berisha po kërkojnë të gjithë shqiptarët me këtë votim që bën. Është votë plebishitare për Partinë Demokratike. Ju e keni parasysh se forcat politike, partia demokratike gdhihet ne këtë mëngjes në distancë të madhe nga Partia Socialiste dhe të gjitha forcat e tjera politik, e cila ka pasur fatin në disa zona të dalë e 3, parti e 3. Kjo jo vetëm në Kavajë, por edhe në Selenicë.

Gazetarja: Zoti Berisha në cilat zona nuk do ti njihni zgjedhjet? Pak më para u deklarua nga zoti Topi se fitorja për Bashkinë e Tiranës po kalonte herë në duart e zotit Ngjela e herë në duart e zotit Rama.

Sali Berisha: Në fakt fitorja de facto është absolutisht në duar e avokatit dhe ne jemi në gjendje ti faktojmë çdo qytetari shqiptar se avokati i ka fituar zgjedhjet.

Gazetarja: Çfarë do të bëni për zonat ku deklaruat se janë manipuluar zgjedhjet?

Sali Berisha: Nuk e deklarova vetëm unë. E patë edhe ju gjatë gjithë ditës manipulimin. E patë edhe ju se si vetëm në zonën numër 3 janë përjashtuar me emër mbiemër të paraqitur në qendër votimi. Ka një diferencë të madhe kësaj here. Këta vërtet e bën maskaradën e tyre elektorale, por edhe ne kishim përgatitje elektorale tjetër kësaj here. Në qoftë se ne para 3 vitesh flisnim me lista tani ne flasim me persona. Është një diferencë shumë e madhe. Ne kemi regjistruar nga ora 9 e deri në vazhdim të gjithë qytetarët që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot sepse banda e padrinos në KQZ i përjashtoi nga votimi. Me forcën kryesore politike të vendit hesapet bëhen krejtësisht ndryshe.

Gazetarja: Zoti Berisha si do të veproni më tej?

Sali Berisha: I pashpresë absolutisht jo, sepse forca e parë politike e vendit nuk do të mund të pranohej dhunimet e kushtetutës masive siç u bënë etj. Unë jam këtu për të bërë këtë deklarat, edhe njëherë. Nuk ka asnjë dokument dhe asgjë që të mund të provojë se ka fituar Edi Rama, kemi kaq dokumente që provojmë se ka fituar Spartak Ngjela./tvklan.al