Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Çështja e Kakomesë është bërë objekt diskutimi për grupin parlamentar demokrat. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi që kjo zonë të verifikohet nga komisionet e posaçme parlamentare, që sipas tij kryeministri Fatos Nano po tenton ta privatizojë atë në interesin e tij. Viktima e radhës e pasurive publike siç e quajti Berisha, meriton të debatohet në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare.

Sali Berisha: “Është e domosdoshme që nesër komisioni të merret me Kakomenë. Të ftohen urgjentisht niviciotët, të paraqesin titujt e pronësisë, që i kanë edhe me ligjin 7501. Kakomeja, në të cilën kanë vendosur të ndërtojnë parajsën “Nano Taravel” dhe paralarësi Arben Malaj”.

Lideri i opozitës kërkoi edhe nga anëtarët demokratë, që komisioni i Rendit dhe i SHISH-it të marrë për shqyrtim gjendjen nëpër dhomat e paraburgimit, por jo duke iu referuar dokumentacioneve, por duke e parë situatën në befasi.

Sali Berisha: “Futi në qeli, s’ka dokumente, se mashtrojnë ata me dokumentacione. Të shkoni në mënyrë të papritur në qelira, të futeni nëpër qeli dhe të gjeni aty se shtypi jep të dhëna të pa konceptueshme”.

Berisha denoncoi se qeveria ka bllokuar fondet për bashkinë e Korçës, e cila drejtohet nga Partia Demokratike./tvklan.al