Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Vendimi i fundit për dyshtetësinë e qeverisë greke është ngritur mbi motive të pandershme. Kryetari i PD Sali Berisha, i ka kërkuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të ushtrojë presion mbi qeverinë greke, në mënyrë që ajo të tërheqë vendimin për t’i dhënë dyshtetësinë qytetarëve shqiptarë me kombësi greke.

Kjo ide e Berishës vjen në një kohë, kur qeveria greke po vazhdon diskutimet rreth kësaj çështje. Berisha ka theksuar, se të drejtat e minoriteteve, forcimi i identitetit dhe i historisë së tyre, ka rëndësi parësore për paqen e brendshme dhe sociale të vendeve dhe fqinjësisë së tyre të mirë.

Duke u ndalur pikërisht në një vendim të qeverisë greke, për t’i dhënë dyshtetësinë anëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri, Berisha theksoi, se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm stabilizimi për rajonin, por tha kreu i opozitës shqiptare, vendimi në fjalë mund të krijojë shumë probleme. Sipas Berishës është e vërtetë, që disa qytetarë shqiptarë me origjinë greke bëhen shtetas të një vendi të BE, por kjo mund të hap kutinë e një zinxhiri vendimesh të ngjashme, që mund të sjellin konfuzion dhe pasiguri në rajon.

Duke iu drejtuar kryetarit të kësaj asambleje, Berisha tha, se është e vështirë të imagjinohet, se ç’mund të ndodh, sikur vende të tjera të Ballkanit, të ndiqnin këtë shembull. Nuk jam në gjendje të parashikojë zhvillime pozitive nga këto vendime, prandaj ju kërkojë të pardoni autoritetin tuaj ndaj qeverisë greke, që të tërhiqet nga ky vendim me motive të pandershme, përfundoi fjalën e tij kryetari i PD./tvklan.al