Partia Demokratike ka mbyllur sot fushatën elektorale në Shkodër. Shkodra dhe gjithë Shqipëria tha lideri demokrat Sali Berisha me 1 tetor do të ndëshkojnë kusarët të cilët me 2 tetor do t’ja mbathin nga Shqipëria. Berisha nuk la pa përmendur në fjalën e tij dhe vizitën e Kryeministrit Meta në Shkodër. Kusar erdhi tha Berisha, kusar iku ndërsa Shkodra mbeti e pamposhtur.

Nga sheshi kryesor i Shkodrës Berisha iu drejtua dhe kandidates socialiste për Shkodrën, Esmeralda Uruçi. Pas buzëqeshjes tënde tha ai, fshihet cinizmi i Fatos Nanos, ndërsa pas makiazheve të tua fshihet mjekra e tij. Në tetor tha Berisha, Shkodra dhe gjithë Shqipëria me fitoren e madhe do të vendosin për fatin e bardhë të Shkodranëve dhe fatin e zi të kusarëve.

“Unë ju jap fjalën se me 1 tetor është fundi i kusarëve dhe se qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të mposhtë varfërinë dhe mjerimin. Gëzuar fitoren, rroftë Shkodra, qyteti i përjetësisë kombëtare.”

Në 2 tetor tha Berisha, Shkodra, Korça, Vlora dhe e gjithë Shqipëria do të jenë blu./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego