Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Dmokratike Sali Berisha turin e tij të dytë elektoral në Korçë ua kushtoi intelektualëve dhe biznesmenëve të qytetit.

Berisha kërkoi votën e tyre, pasi sistemi që po drejton aktualisht nuk favorizon këtë shtresë, por vënë në plan të parë militantët dhe qeveritarët me monopolet e tyre, u shpreh kryedemokrati.

Mburrjet e qeveritarëve, Berisha ia akordoi qeverisjes ‘94, ‘96 pasi sipas tij financimet dhe projektet janë parashikuar në kohën e qeverisjes demokratike.

Sali Berisha: Dua t’ju garantoj se këto 7 vjet asnjë metër rrugë, asnjë kilometër rrugë, asnjë metër tub ujësjellësi nuk është financuar me paratë e siguruara nga këta qeveritar që të gjitha pa përjashtim metër për metër, kilometër për kilometër, kanë qenë të garantuara nga qeveria e Partisë Demokratike. Por këta çfarë bënë? Këta i bllokuan edhe ato sepse i lanë 1.2 miliardë dollarë financime të firmosura.

Nga ana tjetër kryetari Berisha ka akuzuar rivalin e Robert Damos për vjedhje, para këto që duhet të përdoreshin për meremetimin e rrugëve të Korçës.

Kryetari i Partisë Demokratike tha gjithashtu se vota duhet të behet imuniteti më i tmerrshëm ndaj krimit dhe korrupsionit dhe në vazhdim të këtij mesazhi ai bëri thirrje për pjesëmarrje në votime duke e ftuar elektoratin Korçar, të votojë për elektorati e kësaj partie Robert Damo.

Sali Berisha: Nuk i përvishem kot unë atij, ju e dini ka qenë Xhuveli para tij, nuk i kam bërë këtë betejë Xhuvelit, sado që është kooperativist, i palëkundur, por nuk ka qenë kështu./tvklan.al