Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sali Berisha:- “Nesër nga ora 12, në sheshin “Skënderbej”, 21 Shkurti do të shënojë stacionin e dytë të madh, të lëvizjes paqësore, qytetare “Nano ik”. Një apel të veçantë u bëjë punonjëse të administratës shqiptare, bashkohuni me ne në lëvizjen “Nano ik”, me shpejtësi të madhe kryekleptokratin e të përjetojë vetminë që meriton. Ftojë ushtarakët që nuk janë në detyrë nesër, ata që janë në detyrë të vazhdojnë detyrën, ata që nuk janë në detyrë të bashkohen me ne nesër. Të njëjtin apel u bëjë unë dhe anëtarëve të forcave të rendit që nuk janë në detyrë, atyre që janë në detyrë u bëjë thirrje të përmbushin detyrën e tyre. Unë u bëj thirrje forcave të rendit, u bëj thirrje të gjithë efektivëve të shërbimeve të fshehta, të mos marrin nesër role provokatorësh, ndaj protestuesve paqësor, sepse do të kenë përgjegjësi të tmerrshme mbi ta”./tvklan.al