Lajme Arkiva 2003

Lideri i opozitës Sali Berisha ka zgjedhur mbledhjen e radhës së grupit parlamentarë të Partisë Demokratike për t’ju përgjigjur akuzave të kryeministrit fatos Nano se përfaqëson shterpësinë politike dhe mungesën e alternativave për zhvillimin e vendit.

Kreu i demokratëve ka deklaruar se do rë injoroj luftën personale të kryeministrit për t’ju vërtetuar shqiptarëve lidhjet e Nanos me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sali Berisha: Unë gjykoj se nuk duhet të ketë asnjëlloj hezitimi për ti dhënë një përgjigje të qartë dhe përfundimtare se unë nuk kam ndërmend të angazhohem në luftë personale me asnjë politikan, alternativa jonë ka të bëjë me çështjet jetike të shoqërisë shqiptare me kancer që po rrënon çdo  ditë individin dhe shoqërinë qyq është korrupsioni, krimi i organizuar, i patronizuar nga padrinot. Lidhja e dytë politike e zotit Nano është bllokimi i institucioneve. Taktika e Fatos Nanos për të bllokuar institucionet shtetërore, për ti zëvendësuar ato me institucionet e shtetit, padrinove është taktika më e rrezikshme për vendin.

Pas qëndrimit një javor në Strasburg, kreu i demokratëve nuk ka harruar të komentojë edhe mënyrën se si kryebashkiaku i Tiranës festoi 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrave.

Sali Berisha: Evropa e tërë e mori vesh aktin e tyre të turpshëm, varën në ballkonet e saj të brendshmet e tyre duke dëshmuar se institucioni është shpellë, stallë, çerdhe dhe jo institucion.

Ndërkohë të angazhuar në atë që e quan betejë parlamentare për reformimin e institucioneve lideri i opozitës ka njoftuar se shumë shpejt në Kuvend do të mbërrijnë propozimet ligjore të demokratëve për reformimin e shërbimit shtetëror dhe të ministrisë së Rendit. Pritet që këto ditë demokratët të dorëzojnë në prokurori, siç u shpreh Berisha, dosjen e deputetit Spartak Braho dhe të thirren me urgjencë në komision për çështjen e pasaportave ish-Ministrin e Rendit Ilir Gjoni dhe pasardhësit e tij Stefan Çipa dhe Luan Rama./tvklan.al