Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetarja Ornela Bego raporton me telefon nga Bosnja per Samitin e Sarajevës.

Ka nisur me të papritura takimi i Sarajevës. Disa orë përpara takimit me këmbënguljen e delegacionit rus, është ndryshuar teksti i deklaratës përfundimtare duke mos përmedur Kosovën në Paktin e Stabilitetit por vetëm Republikën Federale Jugosllave dhe Malin e Zi.

Në takimin e sotëm që ka nisur në orën 17 të pasdites ku kanë marrë pjesë kryesisht vendet e rajonit, presidenti Mejdani ka kundërshtuar këtë ndryshim. Shqipëria tha ai nuk e pranon ndryshimin e ditës së fundit të deklaratës. I kërkoj pjesmarrësve vijoi Mejdani të reflektojnë në mënyrë që në pakt të përcaktohet një paragraph për Kosovën dhe rindërtimin e saj si njësi më vete nën administrimin ndërkombëtar.

Mësohet se përpara takimit delegacioni shqiptar i gjendur përpara një fakti të tillë ka zhvilluar takime të shkurtra me personalitete të ndryshme e veçanërisht me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan Xhejms Zhvard. Por megjithë këmbënguljen e delegacionit shqiptar duket se do të jetë shumë e vështirë të shtohet Kosova si njësi më vete në deklaratën përfundimtare të Paktit të Stabilitetit.

Ndërkohë takimi i parë i Samitit të Sarajevës që ka nisur sot në nivel presidentësh është hapur nga kryetari i Bashkimit Europian Marti Ahtisari, i cili u shpreh se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojn ngushtë me njëri-tjetrin, për të realizuar integrimin ekonomik për mijëvjeçarin e ri./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego